Frika e PDK-së nga Gjykata Speciale, ja arsyet që e mbajnë gjallë koalicionin me LDK-në

Politika

Frika e PDK-së nga Gjykata Speciale, ja arsyet që e mbajnë gjallë koalicionin me LDK-në

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 25 prill 2017 Në ora: 08:31
Kadri Veseli dhe Isa Mustafa

Sipas politologut Mentor Tahiri, zërat për prishjen e koalicionit vijnë nga PDK-ja dhe kjo kryesisht nga eksponentët politikë të cilët janë të interesuar që në Kosovë të ndryshohet qeverisja para se të fillojë Gjykata Speciale.

“Shumica aktuale parlamentare LDK-PDK, nuk është krijuar si rezultat i vullnetit politik brenda këtyre dy partive për bashkëpunim ndërmjet tyre, por ka ardhur në shprehje për shkak se ky kombinim, nga ana e aleatëve ndërkombëtarë është konsideruar si më stabil për të shtyrë përpara disa procese, si dhe për të ofruar garanci të mirëfilltë për atë që Kosova do të zotohet në Marrëveshjet në Bruksel. Tani, kur është e qartë se PDK nuk po ndihet komod në qeverinë e udhëhequr nga LDK, janë ashpërsuar edhe tonet kundërshtuese ndërmjet këtyre dy subjekteve. Gjithsesi, zërat kryesor “të rebeluar” nga PDK, vijnë kryesisht nga eksponentë politik të cilët janë të interesuar që në Kosovë të ketë një qeverisje të re, para se të filloj punën Gjykata Speciale. Të njëjtit, tentojnë të sigurojnë postet e tyre institucionale, para se e njëjta t’u bëhet e pamundshme. Në këtë drejtim, ishte pikërisht ambasadori amerikan në Kosovë, por më pas edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë, të cilët kërkuan që të mos ketë vend në lista zgjedhore për persona ndaj të cilëve ngritët aktakuzë”,  ka thënë Tahiri.

Image
Mentor Tahiri

Tahiri ka treguar arsyet që e mbajnë gjallë këtë koalicion

“Përkundër faktit, se kjo shumicë parlamentare, nuk po dëshmon se është e aftë të çojë përpara çështje se Demarkacioni apo Asociacioni, janë interesat e brendshme të cilat po ia sigurojnë jetëgjatësinë. Janë dy arsye të cilat po vazhdojnë të mbajnë gjallë mandatin aktual qeverisës. E para, vjen si rezultat i qëndrimit të qartë ndërkombëtarë, se kjo shumicë parlamentare nuk mund të ikë nga përgjegjësitë. Kurse arsyeja e dytë ka të bëjë me pasigurinë e PDK-së lidhur me kundër-reagimin e mundshëm të LDK-së, respektivisht me kombinatorikat e mundshme që mund ta mbajnë qeverinë deri në fund të mandatit, në një rirreshtim ku PDK mund të mbetet në opozitë. Gjithashtu, nëse i referohemi deklarimeve të mëparshme, si në rastin e VV, ky subjekt e ka prioritet të qartë, largimin e PDK-së nga pushteti. Në anën tjetër, me kushtetutë është e përcaktuar që Kryeministri mund të realizojë ndryshime në kabinetin e tij, pa miratimin formal të Kuvendit”, ka përfunduar Tahiri./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat