Anëtarja e PDK’së Arbana Xharra publikon një foto, por pavetëdijshëm zbulon diçka të papritur

Politika

Anëtarja e PDK’së Arbana Xharra publikon një foto, por pavetëdijshëm zbulon diçka të papritur

Më: 29 maj 2017 Në ora: 08:06
Arbana Xharra

Arbana Xharra, ka qenë dje pjesë e aktivitetit elektoral të Kadri Veselit në Skënderaj. Nga ky tubim me qytetarë Xharra ka postuar fotografi duke dëshmuar mbështetjen që po i jepet PDK-së në këtë qytet.

Por aty ka zbuluar portretin e Arben Mehmetit, kryetar i Unionit të Studenteve të Republikes së Kosovës, pozita e të cilit kërkon pavarësi politike.

Këtë “detaj” e ka vërejtur, Valdrin Ahmeti, një anëtar i organizatës STUDIM KRITIKË VEPRIM të cilin e ka publikuar fotografinë duke i kujtuar Mehmetit një moment kur ai kritikonte si Ahmetin si pjesë të Vetëvendosjes.

“Para shumë pak muajsh më këtë personin në fotografi ishim në debat në KlanKs, akuza kryesore e tij ndaj organizatës tonë studentore, STUDIM KRITIKË VEPRIM ishte se i përkasim Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe se ai ishte ‘apartiak’.

Në foton e mëposhtme, foto kjo e publikuar nga Arbana Xharra, shihet në tubimin e PDK-së. Foto shpjegon dy gjëra me rëndësi: 1. Arbana Xharra na kishte mbështetur atëherë kundër ish-rektorit, Ibrahim Gashi teksa personi në foto e mbronte ish-rektorin. 2. Tash të dy janë bërë pjesë e partisë së Kadri Veselit.

Image
Arben Mehmetit, kryetar i Unionit të Studenteve të Republikes së Kosovës

‘Analistë e gazetarë neutral’ dhe ‘studentë e organizatA studentore apartiake’ janë bërë bashkë me të keqën”, ka shkruar Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat