Vendi para “vdekjes klinike”, shkak trinomi Thaçi, Veseli, Haradinaj

Politika

Vendi para “vdekjes klinike”, shkak trinomi Thaçi, Veseli, Haradinaj

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 14 janar 2018 Në ora: 21:13
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi. Foto ilustrim nga "Bota sot"

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, po bën përpjekje ta shfuqizojë Ligjin për Gjykatën Speciale, njësoj siç pati tentuar ta themelojë Ushtrinë nëpërmjet ndryshimeve të ligjit për FSK-në. Kjo përpjekje, sipas analistëve, Thaçit do t`i kushtojë shumë në karrierën e tij politike. 

Edhe përkundër lobimit, duket se Thaçi nuk po ia del dot të marre garanci nga Uashingtoni se nuk do te jetë në listën e të akuzuarve në gjykatën Speciale.

Lojërat politike

Analisti politik Hidajet Ahmeti, ka thënë se lojërat e tilla politike janë të rrezikshme për vendin e potencialisht shkaktojnë destabilitet brenda shtetit të brishtë të Kosovës.

“’Eksperimente’ të tilla politike të Thaçit që brenda kanë një skenar mirë të organizuar e të orkestruar nuk i bëjnë nder vendit, qytetarëve, por as Republikës së brishtë të Kosovës. Kosova nuk e ka komoditetin për t’ia kthyer shpinën  atyre që sakrifikuan gjithë qenien e tyre politike  e ekonomike për bërjen e Republikës, por edhe ndihmën e vazhdueshme që po e japin  në  procesin e ndërtimit të Republikës dhe institucioneve të saja. Shteti i Kosovës është një foshnje e cila akoma nuk e ka marr fuqinë për të vetëmjaftueshmërinë e saj si shtet pa ndihmën nga jashtë, por edhe pa bashkëpunim me miqtë ndërkombëtar”, ka thënë Ahmeti.

Sipas tij, Gjykata Speciale është një produkt si shkak dështimit të shtetit të Kosovës për të gjykuar krimet e supozuara të UÇK-së, edhe pse në substancë është diskriminuese dhe do të gjykoj vetëm krimet e supozuara të UÇK-së.

“Përmes kësaj gjykatë diskriminuese, edhe njëherë do të dëshmohet lufta e drejtë e UÇK-së, duke larguar njollat të cilat janë munduar në vazhdimësi t’ia vëjnë armiqtë shekullor. Trinomi  që sjelli vendin në një “vdekje klinike” Thaçi, Veseli e Haradinaj përmes këtij skenari të rrezikshëm tentuan që të sajojnë një problem të paqenë  për të krijuar perceptimin e shfajësimit ndaj qytetarëve për gjendjen e rënd socio-ekonomike, por edhe krimet ekonomike të mbas luftës. Në vend, që trinomi politik, Thaçi, Veseli e Haradniaj të ngjallin një diskurs publik e institucional për të zgjeruar mandatin e Gjykatës Speciale duke i dhanë mandat për të hetuar e  gjykuar edhe krimet ekonomike, ata po mundohen ta shfajësojnë vetën për dështimet e tyre megalomane  socio-ekonomike, e mbi të gjitha izolimin  e shtetit të Kosovës”, është shprehur analisti politik Ahmeti.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot”)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat