A po shkon Kuvendi drejt bllokadës?

Politika

A po shkon Kuvendi drejt bllokadës?

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 17 janar 2018 Në ora: 17:13
Islam Krasniqi

Që nga fillimi i qeverisjes Haradinaj tash e 4 muaj më parë, problemi kryesor i kësaj qeveria ka qenë mungesa e kuorumit.

Sot ishte hera e dytë ku dështoi të mbahej një seancë në Kuvend, ku shakatar kryesor ishin mungesa e kuorumit

Edhe pse ishte paraparë të niste në ora 11, Kryesia nuk ishte mbledhur deri në ora 12, por pavarësisht kësaj mbledhja ka dështuar si shkak i mos kuorumit.

Lidhur me këtë, analisti politik Islam Krasniqi, ka thënë për “Bota sot” se Gjykata Speciale nuk mund të funksionojë pa pasur institucione stabile.

Image
Islam Krasniqi

“Që nga fillimi kuvendi i republikës së Kosovës është parë si jo funksional, sepse i mungonin numrat dhe gjithmonë do ta ketë problemin e kuorumit, qka do të thotë së për gjithçka është e varur nga opozita. Në bazë të asaj që shihet opozita ka filluar të ja lëshoj disa sinjale të një bllokade të re, e cila me shumë edhe po pret një epilog së qfar zgjedhje po i jep? z. Haradinaj Demarkacionit, qka po behet edhe me Gjykatën Speciale, që mos të sfidohen nga probleme te njeita. Nuk përjashtohet edhe mundësia së ky sinjal i Kuvendit është një lojë nga vetë partitë politike që të shtyhet apo pezullohet përkohësisht Gjykata Speciale, sepse edhe ajo s’mund të veproj pa pasur institucionet stabile, pë ti'u shmangur ndonjë trazire apo protesta të dhunshme”,- ka pohuar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat