Deputeti i Partisë Socialdemokrate thirrje partive opozitare - Bota Sot
Deputeti i Partisë Socialdemokrate thirrje partive opozitare

Politika

E premte, 20 korrik 2018

Deputeti i Partisë Socialdemokrate thirrje partive opozitare

Nebi Ajeti Nga Nebi Ajeti Më 9 korrik 2018 Në ora: 16:20
Faton Topalli

Një opozitë e tërë është kundër që presidenti Hashim Thaçi t’i udhëheqë bisedimet në fazën finale të dialogut me Serbinë. Gjithashtu përpos opozitës, edhe partneri i tretë me i vogël i koalicionit, Nisma Socialdemokrate është deklaruar që nuk do ta përkrahë Thaçin për krye negociator të popullit shqiptar.

Mirëpo sa mund të jetë faktor vendimmarrës opozita aktuale në Kosovë me votat që i ka në Kuvend?

Për gazetën “Bota sot” ka folur Faton Topalli në emrin e Partisë Socialdemokrate.

Topalli ka thënë se në situatën që ndodhet Kosova aktualisht, ku as pozitë e as opozitë nuk kanë shumicën parlamentare, kjo krijon kushte që opozita të çojë përpara çështjet të cilat në Kuvend vinë si kompromise.

“Nuk është se opozita nuk po përcakton agjendën. Ne kemi një situatë kur as opozita e as pozita nuk e kanë shumicën parlamentare. Kjo e vështirëson situatën nga njëra anë, por nga ana tjetër krijon kushte që opozita të çoj përpara shumë çështje të cilat në Kuvend vinë si kompromise. Ne kemi organizuar më së paku konferenca për media, por natyrisht që ka hapësirë për më shumë. Që të jetë opozita më e suksesshme duhet që të bashkëpunoj më mirë dhe, po e përsëris edhe një herë, ti kaloj kufinjët e interesit partiak”, ka përfunduar deputeti i PSD-së, Faton Topalli për gazetën “Bota sot”.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test