Gjërat që duhet t’i dini për ushqyerjen dhe shëndetin

Shëndetësia

Gjërat që duhet t’i dini për ushqyerjen dhe shëndetin

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 09:57
Ilustrim

Gjithmonë është menduar se proteinat shtazore janë më të ushqyeshme sesa proteinat që përmbajnë perimet, por kjo nuk është aspak e vërtetë.

Përkundrazi, shumë studime kanë treguar se një dietë e varfër me proteina shtazore është aleati më i mirë për shëndetin tonë

Profesori i biokimisë ushqimore në Universitetin “Cornell” të Nju-Jorkut, Colin Campbell në librin e shndërruar tashmë në një kult mes studiuesve të lëndës tregon zbulimet e tij që lidhen me ushqimin dhe shëndetin. Ai propozon disa gjëra që duhet të dini mbi ushqyerjen dhe shëndetin.

– Ushqimi jo vetëm parandalon, por edhe shëron: Të gjithë jemi të vetëdijshëm se një dietë e shëndetshme mund të na ndihmojë të parandalojmë fillimin e disa sëmundjeve. Ajo që edhe unë vetë u befasova kur e zbulova, është se një ushqim i bazuar te perimet integrale është në gjendje të ndryshojë sëmundjen, kështu që mund ta përdorin vërtet si ilaç për të shëruar njerëzit. Një dietë korrekte arrin të parandalojë, për shembull, rrjedhën e sëmundjeve të zemrës.

– Thoni lamtumirë mishit, qumështit dhe vezës: Efektet më të mëdha shihen veçanërisht kur eliminohen produktet e qumështit. Unë jam rritur në një fermë dhe gjithnjë e kam konsideruar qumështin një ushqim të çmuar, të domosdoshëm, aleat të shëndetit. Të gjitha studimet më kanë nxitur që ta besoja këtë gjë në vite, por tani jam i bindur për të kundërtën, se qumështi, çdo lloj mishi, vezët, si dhe ushqimet industriale duhen eliminuar tërësisht nga dieta. Gjithmonë është menduar se proteinat shtazore janë më të ushqyeshme sesa proteinat që përmbajnë perimet, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Përkundrazi, shumë studime kanë treguar se një dietë e varfër me proteina shtazore është aleati më i mirë për shëndetin tonë.

– Cilësia është më e rëndësishme se sasia: Duke mos i shtuar perimet një diete të gabuar mund të keni ndonjë dobi, por ky nuk është çelësi i shëndetit të mirë. Shpesh syri dhe vëmendja e publikut përqendrohet gabimisht më tepër se ç’duhet te sasia dhe kaloritë. Por nuk është problem nëse konsumohen ushqimet e duhura. Gjithsesi nuk rrezikoni ta teproni, sepse është një regjim ushqimor që ju shijon dhe nuk ju shëndosh. I bën mirë jo vetëm shëndetit, por edhe linjave.

– Shëndeti nuk shitet: Tregu i shtesave ushqimore ka një fitim të madh, madje shifrat shkojnë deri në 30 miliardë dollarë në vit në SHBA. Tani e dimë se me një ushqim të shëndetshëm mund t’i shkurtojmë shpenzimet shëndetësore 70-80%, por ky është një tregues që shumë pak personave u intereson, atyre që shqetësohen vërtet për shëndetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat