Këto ushqime mund të luftojnë pagjumësinë

Shëndetësia

Këto ushqime mund të luftojnë pagjumësinë

Më: 2 nëntor 2021 Në ora: 21:56
Foto ilustrim

Gjumi cilësor është i rëndësishëm për shëndetin e përgjithshëm pasi mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve kronike, të mbajë trurin e shëndetshëm dhe të forcojë sistemin imunitar. Megjithëse, rekomandohet 7-8 orë gjumë të pandërprerë, shumë njerëz nuk mund të bëjnë kaq orë.

Kur problemi i pagjumësisë është një gjendje e përhershme, mund të ketë nevojë të monitorohet ose trajtohet. Megjithatë, nëse keni çrregullime të zakonshme të gjumit, disa ushqime mund t’ju vijnë në ndihmë.

Bajame

Bajamet janë një burim i mirë i melatoninës dhe magnezit, një metal që ndihmon në transmetimin e impulseve nervore dhe përdoret për të luftuar stresin. Këta dy elementë e bëjnë atë ushqimin ideal për darkë.

Ananasi

Ky frut i ëmbël dhe i shijshëm është i pasur me melatonin dhe është një zgjedhje e shkëlqyer për të luftuar pagjumësinë.

Produktet e qumështit

Qumështi, kosi dhe djathi përmbajnë triptofan, një aminoacid që nxit prodhimin e serotoninës dhe ka një efekt anksiolitik.

Banane

Bananet përmbajnë triptofan dhe janë një burim i mirë i magnezit. Këto dy veti mund t’ju ndihmojnë të keni një gjumë të thellë.

Tërshëra

Një tas me qumësht të ngrohtë dhe tërshërë disa orë para gjumit është pikërisht ajo që ju nevojitet për t’i dhënë fund pagjumësisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat