Të parandalosh është më mirë se të kurosh, këto janë ushqimet që duhet t'i hani më shpesh pas moshë 40 vjeç

Shëndetësia

Të parandalosh është më mirë se të kurosh, këto janë ushqimet që duhet t'i hani më shpesh pas moshë 40 vjeç

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 17:07
Ilustrim

Ushqyerja e shëndetshme është e rëndësishme në çdo moshë, mirëpo pas të 40-ave mjekët këshillojnë t'i kushtoni më shumë vëmendje asaj që hani pasi me kalimin e viteve, në fakt, trupi ka tendencë të ngadalësojë disa funksione. Për këtë arsye ata sugjerojnë të shtoni në regjimin tuaj ushqime të pasura me acide yndyore të shëndetshme, vitamina, minerale dhe antioksidantë, që do t’ju ndihmojnë të ruani linjat dhe të parandaloni rreziqet dhe sëmundje që lidhen me moshën.

Ndër frutat e thata, 40-vjeçarëve ju këshillohet të konsumojnë më së shumti bajamet. Të pasura me minerale dhe vitaminë E, ato kanë veti antioksiduese shumë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës, por të domosdoshme edhe për shëndetin kardiovaskular. Nuk mund të mos përmendim arrat, të cilat janë burim shumë i mirë i kalciumit, magnezit dhe kaliumit, acideve yndyrore Omega-6.

Përveçse ndihmon në procesin e ngadalësimit të përthithjes së sheqerit nga organizmi, selinoja ndihmon veshkat të funksionojnë më mirë duke eliminuar mbetjet toksike ndaj mos hezitoni ta konsumoni.

Shafrani i Indisë është burim i shkëlqyer mineralesh, por mbi të gjitha i antioksidantëve, substancave anti-inflamatore etj. Ai ju ndihmon në mbajtjen të hidratuar të trupit dhe kundër tensionit të lartë të gjakut.

Karotat përmbajnë vitaminë C, substancë që stimulon prodhimin e kolagjenit, proteinë e rëndësishme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës, kështu që shtojeni në pjatat tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat