Protesta, shihni si civilët rrëmbejnë qytetarët dhe i fusin zvarrë në ministrinë e Brendshme

Shqipëria

Protesta, shihni si civilët rrëmbejnë qytetarët dhe i fusin zvarrë në ministrinë e Brendshme

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 09:11
Pamje nga video

Protesta e djeshme në Tiranë u shoqërua me dhunë nga forcat e policisë, e cila nuk kurseu as gazetarët, as të miturit e as këdo që rastësisht qëllonte pranë vendit ku protestohej.

Por përveç kësaj, persona civilë që ndodheshin në sheshin pranë Ministrisë së Brendshme rrëmbenin këdo që shihnin në rrugë.

Dhe në një mënyrë brutale nuk i çonin në komisariate por pikërisht në godinën e ministrisë.

Këto janë metoda diktatoriale pasi vështirë të gjesh në një vend demokratik persona civilë që të tërheqin zvarrë qytetarët e ti fusin në Ministrinë e Brendshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat