Kriza ekonomike përfshin Shqipërinë, eksperti: 2021 nuk sjell ndryshime shumë optimiste

Shqipëria

Kriza ekonomike përfshin Shqipërinë, eksperti: 2021 nuk sjell ndryshime shumë optimiste

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 16:00
Vjoldi Danaj

Ekperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj në një intervistë për Ora News ka folur në lidhje me krizën ekonomike me të cilën po përballet vendi për shkak të pandemisë.

Danaj është shfaqur skeptik për ndryshimet ekonomike në vitin 2021, duke ia lënë në dorë gjithçka edhe zhvillimeve pandemike.

Sipas tij, realiteti është pak më i rëndë se kaq.

“Shifrat e INSTAT ishin të pritshme. Realiteti është pak më i rëndë se kaq. Ne vijmë nga një vit shumë i vështirë, edhe para pandemisë patëm goditjen e tërmetit. Vendi ynë gjithmonë ka qenë i dobët ekonomikisht, por si pasojë e këtyre dy goditjeve, presim një vit aspak pozitiv. Unë personalisht mendoj që edhe viti që vjen, të paktën 6 mujori i pari do të vazhdojë të ketë vështirësi ekonomike, do vazhdojmë të jemi në një agoni ekonomike. Ndoshta pas 6 mujorit të parë , mund të shikojmë një lëvizje të ekonomisë, por edhe atëherë jo me parashikime shumë optimiste, duke u bazuar në aktualitet. Por kjo varet edhe nga zhvillimet e pandemisë”, ka thënë Danaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat