I surprizon të gjithë, Eduard Shalsi shfaq për herë të parë talentin që nuk e dinim për të

Shqipëria

I surprizon të gjithë, Eduard Shalsi shfaq për herë të parë talentin që nuk e dinim për të

Më: 2 janar 2021 Në ora: 14:08
Eduard Shalsi

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi ishte i ftuar në maratonën e gjatë festive të emisionit Soirée më 1 janar.

Ndryshe nga se jemi mësuar ta shikojmë nëpër intervista politike kësaj here Shalsi është paraqitur krejt ndryshe madje i ka surprizuar të gjithë duke shfaqur një talent që nuk e dinim për të.

Ministri Shalsi ndër të tjera ka treguar se ai di të luajë me mandolinë dhe këtë e ka dëshmuar mbrëmjen e djeshme në Soirée.

Ai siç nuk e kishim parë ndonjëherë, performoi një potpuri këngësh shqiptare dhe të huaja duke krijuar një atmosferë të këndshme.

“Shumë vite më përpara, në shtëpinë e Pionerit” dhe aty nga vitet ‘70 nëpër 8 vjeçaret e Tiranës, vinin mësues të ndryshëm që merreshin me muzikë dhe kuptonin se kush kishte vesh muzikor dhe kush nuk ka vesh muzikor. Ka qenë vitit ‘77-‘78 dhe në fakt më përzgjodhën për kitarë dhe dëshira jonë ishte kitara, por meqë i kishim gishtat e vegjël që ta fillojmë me mandolinën dhe pastaj të kalonim tek kitara. E vërteta është që asokohe, shtëpitë e Pionerit ishin shumë popullore dhe përgjatë 2-3 viteve atëherë kemi dhënë shumë koncerte dhe u shndërruam në profesionist. Jepnim koncerte tek Pallati i Kulturës, kemi shkuar në disa qytete të Shqipërisë, ishte një Ansambël muzikor, kishim një mësuese të jashtëzakonshme dhe më ka marr malli ta shoh”, ka shtuar ndër të tjera Eduard Shalsi.

Për më tepër shihni videon më poshtë të performancës së tij:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat