Moti i keq/ ARSH njoftim për gjendjen në akset rrugore në vend

Shqipëria

Moti i keq/ ARSH njoftim për gjendjen në akset rrugore në vend

Më: 10 janar 2021 Në ora: 11:33
Foto Ilustrim

Gjatë natës, ka pasur reshje dëbore në Kukës dhe Tropojë. ARSH thotë se po punohet në aksin Elbasan-Librazhd.

Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje bore ?në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës ? është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.

⚠️Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazhd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.

⚠️Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat