Në Fier vazhdojnë gërmimet, sot Ligjet dhanë të drejtën për të negociuar me pronarët e tokës

Shqipëria

Në Fier vazhdojnë gërmimet, sot Ligjet dhanë të drejtën për të negociuar me pronarët e tokës

Më: 25 janar 2021 Në ora: 14:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërkohë që punimet për ndërtimin e spitalit të Fierit kanë nisur prej ditësh, sot Komisioni i Ligjeve sot I dha të drejtën Agjencisë së Shpronësisë të negociojë me pronarët e tokës.

Erlis Hereni kreu i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin:  “Spitali i rajonit të jugut të Fierit të niste punimet e menjëhershme kjo është arsyeja se përse janë nënshkruar marrëveshje me vullnet të plotë nga të dyja palët ku secila nga palët ndërmer angazhimin e vetë në zbatim të ligjit dhe kushtetutës ku banorët dakortësojnë që të japin tokën e tyre në mënyrë të menjëhershme duke lejuar kompaninë të fillojë ndërtimin dhe për të përfunduar këtë projekt sa më shpejt

Ndërkohë Agjencia Shtetërore për Shpronësimin angazhohet që të kryejë brenda 90 ditëve duke mos hequr në asnjë moment të drejtën e tyre për tu drejtuar gjykatës nëse nuk bien dakord me masën e shpronësimit”

Nisja e punimeve me akt normativ, sipas ministrisë së Infrastrukturës është bërë për shkak të objektit të rëndësisë së veçantë.

Etjen Xhafaj: “Akti normativ për autorizimin e Agjencinë Shtetërore për Shpronësimin për negocimin e afatit të shpronësimit pronarëve të pasurive të paluajtshme të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit është propozuar në bashkëpunim me agjencinë shtetërore të shpronësimit dhe është mbështetur në kërkesë specifike të Ministrisë të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Akti normative ka synim autorizimin e Agjencisë të Shpronësimit për Negocimin e afatit të shpronësimit me pronarët e pasurisë të paluajtshme në territorin ku do të ndërtohet spitali i Fierit që është edhe spitali për rajonin jugor.

Më pas akti normativ do të kalojë në seancë parlamentare për të marrë fuqi të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat