Laboratori i heroinës në Has, GJKKO jep 125 vite burg për të pandehurit

Shqipëria

Laboratori i heroinës në Has, GJKKO jep 125 vite burg për të pandehurit

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 18:27
Altin Avdyli

Pas përfundimit të hetimeve nga SPAK, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dënimin për të pandehurit në fraksionin e tretë të dosjes 339.

GJKKO dënoi me 125 vite e 2 muaj burg 17 të pandehurit për tregtim të heroine si dhe për laboratorin e drogës në Has.

Mes të dënuarve janë vëllai ish-deputetit socialist Arben Ndoka, Gjevi Ndoka i cili u dënua me 8.8 vite dhe Ronin e Shijakut, Hekuran Hoxhën ndaj të cilit u vendos 10 vite e 8 muaj burg.

Më konkretisht gjykata vendosi:

Gjevi Ndoka 8.8 vite
Altin Avdyli  6.8 vite
Esat Mehmeti  10 vite
Petrit Suljemani 8.8 vite
Sajmir Sulejmani  8 vite
Hajri Seferi 10.8 vite
Orges Jahoelezi 6.8 vite
Shkëlqim Avdyli 4.8 vite
Mario Zeqiri 4.8 vite
Elton Shehaj 4.8 vite
Ardit Gjyriqi 4.8 vite
Admir Hoxha 12 vite
Hekuran Hoxha 10.8 vite
Vehbi Berushi 8 vite
Anila Shuti 2 vite
Xhavit Shyti 8 vite
Flamur Çela 8 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat