Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takon sot bashkatdhetarët në Itali

Shqipëria

Vota e diasporës dhe problematikat e emigrantëve, Basha takon sot bashkatdhetarët në Itali

Më: 27 prill 2024 Në ora: 09:47
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka lajmëruar një takim me bashkatdhetarët e zonës së Desia në Itali.

Atje do të ketë mundësi të bashkëbisedojë me shqiptarët që jetojnë në këtë rajon mbi problematikat e tyre dhe sidomos për propozimin e PD për votën e diasporës.

Basha e ka bërë të ditur këtë takim nëpërmjet një video ku fton qytetarët ti bashkohen në këtë takim.

“Ftesë bashkatdhetarëve tanë të takohemi dhe bashkëbisedojmë nesër në orën 18:00 në Euro Taverno Desio - Via Lavoratori Autobianchi Nr 1, Desio”, shkroi dje Basha në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat