Rama për raportin e The Economist: Dolëm nga “regjimi hibrid: U vlerësua reforma elektorale

Shqipëria

Rama për raportin e The Economist: Dolëm nga “regjimi hibrid: U vlerësua reforma elektorale

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 14:23
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama, ka deklaruar se Raporti i njësisë inteligjente të The Economist për Shqipërinë e ka nxjerrë vendin nga një shtet me demokraci hibride, në një nivel më të lartë.

Në një konferencë për shtyp që e ka transmetuar direkt në rretet sociale, Rama tha se për herë të parë “The Economist” e ka nisur vlerësimin në 2006, ku deri në 2013 Shqipëria ka pasur rënie. Nga 2013 ka pasur rritje, në 2020 është një vlerësim që shënon arritjen më të lartë deri tani në indeksin e demokracisë.

Jemi futur në të njëjtën klasë me shtetet anëtare të BE dhe SHBA. Vendet e tjera të rajonit renditen ende tek regjimet hibride.

Vlerësohet qeveria për reformat demokratizuese dhe reforma elektorale pra ajo reformë aq shumë e mallkuar nga një palë, konsiderohet si një ndër arsyet kryesore të këtij përmirësimi, sepse Shqipëria me çmontimin e formulës së vjetër të koalicioneve ka hyrë në një klasë tjetër edhe në këtë aspekt.

Ajo reformë respekton adresimin e saktë të votës jo siç ka qenë që voto për njërin përfiton një i tretë”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat