Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ndërron jetë papritur

Shqipëria

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja ndërron jetë papritur

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 13:34
Artur Sula

Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula ka ndërruar jetë papritur.

Lajmin e bën të ditur ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Mësohet se Sula ka humbur jetën për shkak të një hemoragjie celebrale.

“Zot mba dorën! Mba doren o zot..! Shume i ri per ta humbur familja, shume energjik per t’ia hequr jetes, shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget, shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja Artur Sula. Lamtumire Shok i dashur!’- shkruan Kumbaro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat