Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici zhvillon tur takimesh me strukturat e pushtetit vendor

Shqipëria

Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici zhvillon tur takimesh me strukturat e pushtetit vendor

Më: 1 mars 2021 Në ora: 14:02
Foto nga takimi

Kryeinspektorja e IKMT, Dallëndyshe Bici, ka nisur një tur takimesh me strukturat vendore në të gjithë Shqipërinë.

Ndalesa e saj e parë ka qenë Kukësi, ku është zhvilluar takimi i parë i këtij turi, me kryetarin e bashkisë  Safet Gjici.

Mbrojtja nga ndërtimet e paligjshme, kujdesi për mjedisin, bashkëpunimi i fortë mes pushtetit qendror dhe vendor, por sidomos ndërveprimi i këtyre strukturave me qytetarët, kanë qenë në thelb të takimeve të sotme.

Bici, ka ofruar dhe ka gjetur gadishmëri të plotë për çuarjen më tutje të bashkëpunimit mes strukturave, ligjit dhe qytetarëve. Takimet e saj do të vazhdojnë në të gjitha qarqet dhe me të gjitha strukturat vendore, për shkurtimin e burokracive dhe afrimin e ngushtë me problematikën e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat