Rama shpalos planin për arsimin: Ja çfarë do bëjmë në mandatin e tretë

Shqipëria

Rama shpalos planin për arsimin: Ja çfarë do bëjmë në mandatin e tretë

Më: 16 mars 2021 Në ora: 13:10
Edi Rama

Në planin e veprimit për katër vitet e ardhshme me vëmendjen te arsimi, Partia Socialiste, parashikon ndërmarrjen e reformave të reja nga cikli i ulët deri në atë pas universitar.

E para e menduar është mësimi i gjuhës amtare paralelisht me atë angleze që në klasë të parë.

Është koha që të gjithë fëmijët e Shqipërisë të mësojnë anglishten nga njëra anë dhe gjuhën bazë të komunikimit digjital nga ana tjetër. Të fillojmë ta pajisim brezin e dekadës tjetër me dijet bazë, si dhe ta zhdërvjelltësojmë hap pas hapi sistemin tonë të ngrirë arsimor të ngrihet në shkenca, teknologji, inxhinieri dhe matematikë.

Simotra të qendrës së kodifikimit në Tiranë, do të hapen në disa qytete të vendit.

Ne do të çelim programin kombëtar 10-vjeçar të Kodimit për fëmijët 12 deri në 18 vjeç dhe do të hapim për ta qendra të specializuara të hyrjes në botën digjitale. Jo në iphone dhe ipad, po në botën digjitale.

Për gjimnazistët përveç lëndëve kryesore, ben te ditur Vizion Plus, do të ketë orë mësimi me vëmendjen te artet dhe zejet.

Do t’ju japim detyra për të ushtruar mendjen dhe duart përmes krijimtarisë dhe prodhimeve të larmishme, në përpjekjen e domosdoshme, jetike, si detyrim që jua kemi fëmijëve tanë, që bota virtuale e iphon-it dhe irade-ve mos të marrë peng përfundimisht mendjen,  shqisat dhe trupin e tyre.

Maturantëve si zgjedhje për arsimin  e lartë do tu ofrohen përmes bashkëpunimeve me universitetet e njohura, në teknologji, shkencë dhe matematikë. Për të mundësuar këtë për universitetet tona publike është parashikuar edhe mbështetje financiare nga shteti.

Ne do vendosim 10 milionë Euro në vit, për të stimuluar universitetet publike për hapjen dhe ofrimin e programeve të përbashkëta të studimit me universitetet e Bashkimit Evropian, në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë e matematikës, në anglisht. Universiteti teknik i Stambollit do të jetë dallëndyshja jonë e parë, në një vend ku mund të studiosh në Akademinë Amerikane të Mbrojtjes, në Akademinë Italiane të Policisë, pa pasur nevojë të largohesh nga Shqipëria.

Nisur nga nevoja e tregut për më shumë fuqi punëtore kryesisht në teknologjinë e informacionit, studentët e dhjetës do të jenë të privilegjuar për punësimin e tyre.

Do të ofrojë kualifikime në inovacion, dizajn, marketing, kërkim dhe zhvillim, nëpërmjet mbulimit të kostove 100% nga qeveria. Kostot do të rimbursohen 50% direkt dhe 50% si dyfish i tatimit të zbritshëm ndaj shoqërive ku është i punësuar apo i punësueshëm përfituesi.

Me ndërtimin e shkollave të reja, me eksperiencën nga pandemia e zhvillimit virtual të mësimit, kryeministri Edi Rama premton se në katër vitet e ardhshme do të marrë fund mësimdhënia me turne.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat