Raporti paraprak i OSBE/ ODIHR, Celibashi: Gjetjet janë realiste! Të njëjtin opinion ndan edhe KQZ

Shqipëria

Raporti paraprak i OSBE/ ODIHR, Celibashi: Gjetjet janë realiste! Të njëjtin opinion ndan edhe KQZ

Më: 26 prill 2021 Në ora: 19:26
Ilirjan Celibashi

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat ka mbështetur raportin paraprak të misionit të OSBE/ ODIHR, ku thekson se gjetjet e tij janë në përputhje edhe më ato të KQZ.

“Ne gjejmë të gjitha vlerësimet realiste dhe shumë për shumë prej tyre qoftë të aspekteve pozitive dhe negative edhe KQZ ka të njëjtin opinion”- tha Celibashi.

Po ashtu Kreu i KQZ foli edhe për problematikat në qendrat e numërimit. Ai theksoi se qendrat që kanë raportuar probleme nuk kanë qenë të vogla në numër, por ka theksuar se pas ndërhyrjes së KQZ-së situata është rregulluar.

“Kemi të dhëna që në jo pak raste problematike pengimi i procesit vjen si rrjedhojë i ndërhyrjeve politike të kandidatëve apo përqafuesve të partive. KQZ ka reaguar dhe theksoj se pas ndërhyrjes sonë situata ka ndryshuar. Në ato KZAZ që ka pasur raportime për probleme ka qenë një numër jo i vogël”- u shpreh Celibashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat