Matura 2021/ Publikohet në mediat sociale testi i Gjuhës dhe Letersisë

Shqipëria

Matura 2021/ Publikohet në mediat sociale testi i Gjuhës dhe Letersisë

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 14:41
Testi i Gjuhës dhe Letersisë

Maturantët në të gjithë vendin janë duke zhvilluar testin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Edhe pse ende nuk është mbyllur procesi i testimit të dijeve të tyre, provimi është publikuar i plotë në mediat sociale.

Qytetarë të ndryshëm kanë publikuar testin edhe pse një gjë e tillë nuk është e lejuar. Lidhur me këtë ka reaguar dhe zyrtari i PD, Ndriçim Mehmeti, i cili shkruan se dalja e testit është bërë për shkak të paaftësisë së Ministrisë së Arsimit për të organizuar si duhet procesi i Maturës Shtetërore.

Kjo nuk është hera e parë që testi i Maturës publikohet, pasi edhe vitet e shkuara ka ndodhur e njëjta gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat