Po transportonin 5 sirianë drejt vendeve të BE-së, arrestohen dy persona

Shqipëria

Po transportonin 5 sirianë drejt vendeve të BE-së, arrestohen dy persona

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar nga policia në vendin e quajtur “Rotondo e Kolonjës” pasi janë kapur në flagrancë duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm me destinacion vendet e Bashkimit Europian.

Policia njofton se policia ka ndaluar një automjet furgon tip “Benz” që po transportonte klandestinë drejt Tiranës. Gjatë operacionit të koduar “Taksisti” u arrestuan B. K., 53 vjeç, banues në Durrës dhe R. J., 53 vjeç, banues në Durrës.

Blutë bëjnë me dije se ata po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm (sirianë), të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat