Basha takon ambasadorin e Japonisë në Shqipëri: PD mbështet bashkëpunimin ekonomik

Shqipëria

Basha takon ambasadorin e Japonisë në Shqipëri: PD mbështet bashkëpunimin ekonomik

Më: 9 korrik 2021 Në ora: 18:48
Pamje nga takimi

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Takada Mitsuyuki.

Kryedemokrati thotë se Japonia ndër vite e ka ndihmuar Shqipërinë në sektorë të ndryshëm, ndërsa shton se Partia Demokratike do të mbështesë bashkëpunimin ekonomik në mënyrë të veçantë në investimet japoneze.

“Sot pata kënaqësinë të mirëpres Ambasadorin e Japonisë në Shqipëri, z. Takada Mitsuyuki. I shpreha mirënjohjen për ndihmën që Japonia bujarisht ka ofruar ndër vite në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe infrastrukturës.

@pdshqiperi do të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin ekonomik me theks të veçantë në investimet japoneze dhe turizmin”, shprehet Basha.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat