Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

Shqipëria

Basha: Të ndëshkohen autorët e masakrës zgjedhore

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 22:52
Lulzim Basha

“25 prilli ishte një masakër zgjedhore!”, u shpreh sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në reagim të raportit final të OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

“Këtë e dinë të gjithë shqiptarët, këtë e konfirmon edhe OSBE/ODIHR.

Partia Demokratike ka depozituar 185 padi penale në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve për krimet zgjedhore”, vijoi Basha, duke publikuar një video me gjetjet kryesore të raportit.

“Ne presim drejtësi, sepse shqiptarët meritojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Pa u ndëshkuar autorët e kësaj masakre, pa u kthyer legjitimiteti në vend, nuk do të kemi një pushtet të njerëzve për njerëzit, por sundimin e një pakice të korruptuar që varfëron dhe shpopullon Shqipërinë”, theksoi kreu i PD-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat