Mbi 1000 maturantë aplikuan në Akademinë e FA-ve, Peleshi: Vetëm 60 vende

Shqipëria

Mbi 1000 maturantë aplikuan në Akademinë e FA-ve, Peleshi: Vetëm 60 vende

Më: 6 gusht 2021 Në ora: 21:26
Foto ilustrim

Fluks aplikimesh për në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Ky fakt është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ky i fundit përmes një postimi në ‘Facebook’, Peleshi thekson se mbi 1000 maturantë kanë aplikuar për të qenë pjesë e FA-ve.

“Përtej falënderimeve dhe mbështetjes për punën heroike të Forcave të Armatosura në këto ditë të vështira, aplikimi i mbi 1000 maturantëve për t’u bërë pjesë e Akademisë së Forcave të Armatosura, është vlerësimi dhe shpërblimi më i madh për ne dhe ta. Janë vetëm 60 vende, rruga drejt dyerve të AFA është e gjatë dhe e vështire, vetëm 60 të rinj e të reja do të bëhen pjesë e kësaj akademie, por ky interesim i jashtëzakonshëm na ndihmon të zgjedhim më të mirët, për t’u bërë nesër pjesë e Forcave të Armatosura.”, shkruan Peleshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat