Denoncimi për ‘Benz’-in e vjedhur e dërgon në pranga 36-vjeçarin, zbulohet e shkuara e tij

Shqipëria

Denoncimi për ‘Benz’-in e vjedhur e dërgon në pranga 36-vjeçarin, zbulohet e shkuara e tij

Më: 28 gusht 2021 Në ora: 09:50
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar me precedentë të mëparshëm kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje, të vjedhjes dhe të kultivimit të bimëve narkotike ra në prangat e Policisë së Lezhës.

Burimet policiore thanë se i arrestuari është shtetasi Ritvan Keqi.

“Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e datës 26.06.2021, ka vjedhur automjetin tip “Benz” ,në pronësi të shtetasit J.V , banues në Kurbin, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe Kurbin për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat