Zjarr në Memaliaj, një zonë pyjore përfshihet nga flakët

Shqipëria

Zjarr në Memaliaj, një zonë pyjore përfshihet nga flakët

Më: 3 shtator 2021 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e fshatit Zhulaj në njësinë administrative Krahës në Memaliaj.

Mësohet se zjarri është aktivizuar prej disa orësh dhe po vijon të përhapet vrullshëm si pasojë e erës së fortë dhe zonës së pyllëzuar.

Në terren forcat zjarrfikëse dhe punonjës të Bashkisë së Memaliajt po punojnë për shuarjen e flakëve.

Megjithatë ndërhyrja me mjete për vënien në kontroll të situatës është vështirësuar si pasojë e terrenit të pyllëzuar dhe malor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat