Ngjarje e tmerrshme: 6 vjeçari bie nga kati i gjashtë, vdes në spital

Shqipëria

Ngjarje e tmerrshme: 6 vjeçari bie nga kati i gjashtë, vdes në spital

Më: 22 shtator 2021 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë është rregjistruar pak më parë në Elbasan, ku raportohet se ka humbur jetën një fëmijë i mitur.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se fëmija 6 vjeç, ka humbur jetën pasi ka rënë nga kati i 6-të i banesës ku jetonte.

“Më datë 22.09.2021,rreth  orës 15:50, në lagjen “28 Nëntori “, Elbasan,  shtetasi O.L., 6 vjeç, ka rënë nga ballkoni i banesës ku jetonte nga kati 6 , dhe për pasojë ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Elbasan”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plot? të rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat