​Emergjenca energjetike, Basha: Kjo nuk është një krizë energjetike, kjo është krizë korrupsioni

Shqipëria

​Emergjenca energjetike, Basha: Kjo nuk është një krizë energjetike, kjo është krizë korrupsioni

Më: 8 tetor 2021 Në ora: 14:41
Lulzim Basha

Paraditen e kësaj të premte kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur se qeveria ka shpallur krizën energjetike dhe se të shtunën do të prezantohet plani i gjithë kësaj.

Ndaj kësaj deklarate të kryeministrit i menjëhershëm ishte reagimi i kreut të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Lulzim Basha.

Ai tha se kjo nuk vie si pasojë e ngritjes së çmimit të energjisë në Evropë dhe krizës globale, por që kjo ka të bëjë kryekëput me korrupsion, keqmenaxhim dhe me plan.

Basha: Kjo nuk është një krizë energjetike, kjo është krizë korrupsioni

U përpoqë sërish ta krahasonte situatën me vendet e tjera por nuk ka asnjë paralelizëm mes asaj që po ndodhë përkohësisht në Evropë edhe situatës energjetike në Shqipëri tani e tash 8 vjet. Edhe përpjekja megalomanë me të cilën jemi mësuar tashmë për t’i qarë hallin kalorësit, vendeve të G7-ës, për të justifikuar atë që ky ka plan të bëjë me çmimin e energjisë këtu , me një ndër vendet më të varfër të Botës dhe Evropës është një teatër i pështirë mashtrimesh, për të dezinformuar opinionin publik, për të bërë të duket që rritja e çmimeve qenka e pashmangshme. Në fakt nuk është kështu, kjo nuk është një krizë energjetike, kjo është krizë korrupsioni dhe keqmeanxhimi me shkak dhe me plan. I keni bilancet e operatorëve të energjisë, i keni parë se si në verë shesin me çmim të ulët energjinë e prodhuar nga uji dje e blejnë me tre-katërfish çmimin pak muaj më vonë në tendera korruptiv duke shpërdoruar taksat që u mbledhin kacidhe-kacidhe shqiptarëve. E kam thënë dhe përsërisë se janë ndërmarre të zhytura në korrupsion”, u shpreh Basha në konferencën për medie që pati këtë të premte. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat