Ambasadori austriak: Mësova shqip për dy vjet, shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Shqipëria

Ambasadori austriak: Mësova shqip për dy vjet, shijoj mikpritjen shqiptare dhe ushqimin

Më: 26 tetor 2021 Në ora: 09:52
Christian Steiner

Ambasadori austriak në Tiranë, Christian Steiner ka treguar për emisionin “Mirëmëngjes” se ka filluar të mësojë gjuhën shqipe dy vite më parë.

Gjatë intervistës me gazetaren Loneta Progni ai ka nënvizuar se e shijon shumë mikpritjen dhe ushqimin shqiptar.

“Shqipëria është një vend shumë i bukur. Më pëlqen shumë të udhëtoj nga veriu në jug. Takohem me njerëz dhe shijoj mikpritjen shqiptare dhe natyrisht ushqimin.

Më ka rënë në sy, edhe në vitet 90’, që shqiptarët janë shumë miqësorë dhe tani kam më shumë kohë t’i takoj. Kam bërë shumë miq shqiptarë”, u shpreh ambasadori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat