Në SPAK zyrtarët e bashkisë Tropojë/ KLSH kallëzoi 9 punonjës të bashkisë Tropojë, abuzuan me tenderat

Shqipëria

Në SPAK zyrtarët e bashkisë Tropojë/ KLSH kallëzoi 9 punonjës të bashkisë Tropojë, abuzuan me tenderat

Më: 11 nëntor 2021 Në ora: 06:16
Foto ilustrim

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në SPAK 9 funksionarë të Bashkisë Tropojë. Dyshohet se ata kanë abuzuar me tendera publik për rikostruksionin e një shkolle dhe rindërtimin e disa rrugëve rurale në këtë zonë.

Sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit disa punonjës të Bashkisë Tropojë kanë kryer shkelje të barazisë në tenderin për rikostruksionin e Shkollës Asim Vokshi.

Gjithashtu me veprime apo mosveprime gjashtë funksionarë të tjerë të Bashkisë Tropojë, anëtarë të njësisë se prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, kanë kryer shkelje gjatë procedurës për rikonstruksionin e pesë segmenteve rrugore fshati Gri, Bujan, Cërrnicë”.

Klontrolli i Lartë i Shtetit ka dalë në këtë përfundim pas auditimit financiar që u ushtrua në Bashkinë Tropojë pak kohë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat