Hodhi armën nga çanta dhe iku me vrap, por e mbërtheu “Shqiponja

Shqipëria

Hodhi armën nga çanta dhe iku me vrap, por e mbërtheu “Shqiponja

Më: 13 nëntor 2021 Në ora: 09:46
Foto ilustrim

Një 36-vjeçar është arrestuar në Sarandë për armëmbajtje pa leje.

Ai është me inicialet A.Ç. banues në fshatin Kalivaç, Tepelenë.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” pas dyshimeve dhe informacioneve që kishin i kërkuan që të ndalonte, por 36-vjeçari tentoi t’i shmangen kontrollit fizik, duke u larguar me vrap dhe duke hedhur nga çanta e tij e dorës armën e zjarrit pistoletë, por menjëherë është vënë në pranga.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë dhe një krehër me fishekë luftarak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat