Lulzim Basha kërkon miratimin e Vetting-ut në politikë: Është kryetema jonë

Shqipëria

Lulzim Basha kërkon miratimin e Vetting-ut në politikë: Është kryetema jonë

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 13:55
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar sërish sot miratimin e nismës së propozuar nga opozita për Vetting-un në politikë.

Basha në fjalën e tij në Kuvend, tha se Vetting-u do të sjellë fundin e pandëshkueshmërisë.

“Është korrupsioni që sfidon sistemin tonë të vlerave, që shkakton gjakderdhjen e financave publike, që pengon tregun e lirë, që vret konkurrencën, që ndal rritjen e rrogave dhe të pensioneve, që largon të rinjtë e të rejat, që bllokon përparimin në rrugën drejt BE-së, që ndihmon lulëzimin e trafiqeve dhe pasigurisë. Ndaj në një ditë si kjo, ku do të flitet gjatë për ekonominë, nuk mund të mos vendosim në qendër të agjendës, kryetemën tonë, kryetemën e shqiptarëve që duan fundin e pandëshkueshmërisë, vettingun e politikanëve.

Sepse ekonomia e një vendi nuk mund të përparojë në një pellg korrupsioni, që frenon përpjekjet e shqiptarëve të ndershëm për një jetë më të mirë. Vendi ynë ka potenciale të jashtëzakonshme, ka burime natyrore të lakmueshme nga shtete më të pasura e të begata, ka njerëz të ndershëm që nuk kanë nevojë për shtetin, por kanë nevojë që shtetarët e korruptuar të mos bëhen pengesë me babëzinë e tyre”, tha Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat