Omicron/ Financat shqiptare pritet të preken më pak se ato botërore

Shqipëria

Omicron/ Financat shqiptare pritet të preken më pak se ato botërore

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Çdo variant i ri i koronavirusit ndikon negativisht ekonominë. E njëjta pritet të ndodhë edhe me mutacionin Omicron. Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, rimëkëmbja e ekonomisë botërore pritet të ngadalësohet.

Për studiues të ekonomisë, ndikimi në ekonominë shqiptare do jetë më i vogël.

Megjithatë, ekspertët argumentojnë se rritja ekonomike do jetë ndjeshëm më poshtë se parashikimet që Ministria e Financave dhe Ekonomisë apo Banka e Shqipërisë kanë bërë.

Sipas FMN-së, përhapja e variantit të ri të virusit do ndikojë bursat ndërkombëtare, tregtinë si dhe sektorët e turizmit e prodhimit në përgjithësi, çka rrjedhimisht do të sillte frenim të rigjallërimit ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat