Kush është biznesmeni me dy emra që u vra sot

Shqipëria

Kush është biznesmeni me dy emra që u vra sot

Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 09:39
Ilustrim

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ketë mengjes në Laç, në zonën e Sanxhakut.

Bëhet e ditur se është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një mjeti në lëvizje.

Paraprakisht dyshohet se personi që ka mbetur i vdekur është një person rreth 55-vjeç, i identifikuar si Pilot Rrjolli, biznesmen i njohur në zonë.

Tre persona që kanë qenë duke lëvizur në këmbë i kanë dalë përpara automjetit që drejtohej nga viktima, dhe kanë qëlluar në drejtim të tij me breshëri plumbash.

Si pasojë e plagëve Rrjolli ka humbur kontrollin e automjetit. Fillimisht ai është përfshirë në aksident me një automjet tjetër dhe më pas ka përfunduar në një kanal pranë zonës ku ka ndodhur ekzekutimi.

Nga aksidenti nuk ka persona të tjerë të lënduar. Policia po punon për kapjen e autorëve të vrasjes. Blutë bëjnë me dije se në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet gjithashtu se, biznesmeni i cili u qëllua për vdekje sot në Laç, rezulton emër i njohur për policinë. Në vitin2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

Ai gjithashtu njihet edhe me dy emea, Rakip dhe Pilot Rrjolli.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:45, në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat