Moti i keq bllokon rrugët, ARRSH: Po pastrohen me borëpastruese dhe po hidhet kripë

Shqipëria

Moti i keq bllokon rrugët, ARRSH: Po pastrohen me borëpastruese dhe po hidhet kripë

Më: 12 dhjetor 2021 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Moti i keq në fundjavë ka shkaktuar probleme të shumta në të gjithë territorin e vendit.

Ndërsa në Vlorë dhe në Fier zonat janë përmbytur nga prurjet e shumta të Vjosës, në veri dhe verilindje zona të ndryshme janë përfshirë nga reshjet e dëborës.

Kështu Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se në Rajonin Jugor dhënë Rajonin Qendror reshjet kanë pushuar kontraktorët kanë punuar me mjete borëpastruese dhe kanë bërë shpërndarjen e kripës në ato segmente ku ka pasur prezencë bore.

Ndërsa në Rajonin Verior gjatë natës ka pasur kryesisht reshje shiu, pa sjellë probleme me qarkullimin e mjeteve, është punuar në Qafë Mali-Fierzë për pastrimin e aksit

Qarkullimi vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.

ARRSH apelon se drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat