Breshëri plumbash ndaj çiftit, gjendet banesa e njërit prej autorëve

Shqipëria

Breshëri plumbash ndaj çiftit, gjendet banesa e njërit prej autorëve

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 09:54
Çifti Paluca

Gjatë një aksioni të zhvilluar sot në Lezhë, policia ka gjetur banesën e Edmir Vlashit, një prej personave që tentuan të vrisnin Preng Palucën, atentat i parandaluar nga Polica.

Si rezultat i hetimeve të thelluara, Policia zbulon një  apartament në përdorim nga shtetasi E. V., shkruan policia.

Gjatë kontrollit të apartamentit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armë zjarri pistoletë, leje drejtimi dhe dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër.

Shërbimet e Policisë Lezhë kanë vijuar punën intensive për dokumentimin e plotë e veprimtarisë kriminale të shtetasve E. V. dhe M. N. të cilët janë shpallur në kërkim në kuadër të operacionit "Mataro".

Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore është zbuluar një apartament që ishte në përdorim nga shtetasi E.V.  hërbimet e Policisë  gjatë kontrollit të ushtruar në këtë apartament gjetën  dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, disa mjete identifikimi dhe leje drejtimi të lëshuara nga një shtet tjetër.

Gjatë operacionit "Mataro" u vunë në pranga 3 shtetas, u shpallën në kërkim shtetasit E. V. dhe M. N., si dhe u sekuestruan arsenal me armë, municion, mina me telekomandë, një sasi e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë", njofton policia.

Policia ka shpallur në kërkim dy shtetasit, Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka. Vlen të përmendet që në vazhdën e këtij operacioni janë vënë më herët në pranga Nikoll e Marie Marku dhe Mark Lamkja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat