Arrestohen hajdutët e Postës, grabitja me pistoletë lodër dhe arratisja me biçikleta

Shqipëria

Arrestohen hajdutët e Postës, grabitja me pistoletë lodër dhe arratisja me biçikleta

Më: 18 dhjetor 2021 Në ora: 10:14
Hajdutët

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 5 në Kamzë, operacioni policor i koduar “Filiali”.

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 15.12.2021, në Babrru.

Identifikohen dhe arrestohen autorët që vodhën një shumë parash në filialin e Postës Shqiptare në Babrru të Tiranës.

Polici thotë se grabitja ndodhi nën kërcënimin e një arme lodër.

“Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve R. S., 15 vjeç, banues në rrugën "Gani Kryeziu" dhe  E. L., 17 vjeç, banues në rrugën "Ilmi Kolgjegja".

Këta shtetas, më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e postës Shqiptare në Babrru dhe nën kërcënimin e një arme lodër, kanë marrë 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta” informon policia e Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesave të tyre janë gjetur e sekuestruar 160.500 lekë të rinj dhe një nga biçikletat e përdorura për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Arrestimi u krye nga Komisariati i Policisë Nr. 5 në kuadër të operacionit “Filiali”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat