Ambasada e SHBA uron Krishtlindjet: Gëzim dhe paqe

Shqipëria

Ambasada e SHBA uron Krishtlindjet: Gëzim dhe paqe

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 10:17
Kartolina

Përmes një mesazhi të shkurtër por domethënës, ambasada e SHBA në Tiranë u ka uruar Krishtlindjet të gjithë besimtarëve.

Me kartolinën e kuqe, tipike për festa, ambasada ka përcjellë përmes rrjeteve sociale një urim paqeje në këtë sezon.

“Gëzuar Krishtlindjet! Ju urojmë gëzim dhe paqe në këtë sezon festash. Nga të gjithë ne këtu në Ambasadën e SHBA në Tiranë.”

Festa e Krishtlindjeve  është një nga kremtimet më të rëndësishme në kalendarin festave të krishtera.

Ajo kremtohet dhe festohet çdo datë 25 dhjetor dhe në të kujtohet lindja e shpëtimtarit Jezu Krisht. Pas Pashkëve është festa më e rëndësishme për të krishterët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat