Fonde shtesë, ARRSH kërkon edhe 23.6 milionë euro të tjera për përfundimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

Shqipëria

Fonde shtesë, ARRSH kërkon edhe 23.6 milionë euro të tjera për përfundimin e rrugës Kardhiq-Delvinë

Më: 9 janar 2022 Në ora: 15:28
Foto ilustrim

Nuk kanë të sosur fondet e qeverisë për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Janë plot 24 milionë euro të tjera që ARRSH kërkon për mbylljen e këtij segmenti, ndërkohë që të dyshimta procedurat e përjashtimit nga procedurat tenderuese të 6 operatorëve pjesëmarrëse në garë.

23.6 milionë euro ose 28.5 miliardë lekë është fondi shtesë që kërkohet për përfundimin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Në ditët e fundit të vitit që lamë pas Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur 2 procedura tenderuese mbi kufirin e lartë monetar me një fond limit prej afro 24 milionë euro.

Një nga tenderët përfshin lotin 8 të kësaj rruge dhe parashikon sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve me një vlerë prej 12 milionë eurosh.

Ndërkohë tenderi i dytë parashikon përfundimin e punimeve në segmentet rrugore Ura e Kranesë-Qafë Botë, Ura e Kranesë-Ura e Gajdarit dhe përmirësimi i segmentit  Shijan Ura e Gajdarit. Për këtë procedurë është shpallur fitues bashkimi i kompanive “AGBES CONSTRUKSION” & “MELA” & “ALB SHPRESA”, të cilat kanë ofruar 1.35 miliard lekë.

Sipas të dhënave në Agjencinë e Prokurimeve Publike për procedurën rezultojnë pjesëmarrëse 7 operatorë ekonomikë.

Ndërkohe 5 kompani janë skualifikuar, pasi nuk kanë numrin e duhur të punonjësve, mjeteve dhe nuk plotësojnë kriterin që të kenë kryer punime të ngjashme. Në dokumentin zyrtar nuk ka asnjë argument se përse është skualifikuar dhe një kompani tjetër pjesëmarrëse në garë. Edhe ‘Open Data’ e ka shoqëruar këtë tender me flamur të kuq me argumentin se skualifikimi i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit.

Përfundimi i punimeve për këtë aks rrugor duket se do të vonojë pasi një tjetër tender ka përfunduar pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Bëhet fjalë për lotin 8 të kësaj rruge, me fond limit 281 milionë lekë, që është zhvillua gjatë muajit nëntor të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat