“Lëndë helmuese ndaj demokratëve”/ Spaho 'gozhdon' Bashën

Shqipëria

“Lëndë helmuese ndaj demokratëve”/ Spaho 'gozhdon' Bashën

Më: 11 janar 2022 Në ora: 00:50
Lulzim Basha

Deputeti Edmond Spaho ka disa pyetje për Lulzim Bashën lidhur me përdorimin e lëndëve helmuese ndaj demokratëve në 8 janar te selia e PD.  

Spaho i kërkon Bashës të japë llogari çfarë pluuhri ka përdorur, ku e mori, sa i dëmshëm është për njerëzit dhe kush e autorizoi që ta përdorte. 

Duke e quajtur Bashën gënjeshtar, Spaho thotë se dhuna e ushtruar ndaj demokratëve ishte e turpshme. 

Reagimi

Po mire more genjeshtar cfare pluhuri perdore? Sa i demshem eshte ai per njerezit? Ku e gjete, kush ta dha? Kush te autorizoi ta perdorje?

A nuk te vjen turp qe e perdore gazin per ata demokrate qe te kane ndjekur nga mbrapa per 8 vjet me buke e pa buke? A e pe qe gazi i hedhur ja kalonte dukshem protestave ne Parlament qe kemi zhvilluar se bashku?

A i pe demokratet si shtriheshin anes Lanes dhe nxirrnin zorret e barkut nga gazi helmues qe te te ruhet ty karrigja?

A e pe gezimin e policise se krimit se si i binte demokrateve me dru, plumba gome e gaz lotsjelles, kur pa qe kerkesa vinte nga ti qe pretendon te jesh drejtues i demokrateve?

Po kriminelet qe dolen nga zyra jote dhe sulmuan me shkopa bejzbolli demokratet a i pe? Po deputetin tend me shkop bejzbolli kunder demokrateve qe e kane zgjedhur a e pe?

A te vjen turp? A ke cipe? A skuqesh e zverdhedh ti?

Po si mundesh ti te falenderosh policine per nderhyrjen me dhune kriminale ndaj demokrateve?

Po per neser a mendon? A mendon qe nuk do te dalesh ne rruge sepse edhe me indiferentet do te peshtyjne? Turp! 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat