Motori përplas biçikletën, plagoset i riu

Shqipëria

Motori përplas biçikletën, plagoset i riu

Më: 14 janar 2022 Në ora: 20:46
Foto ilustrim

Një aksident është regjistruar sot në mbrëmje në Elbasan, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19: 20, në lagjen Emin Matraxhiu. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se motomjeti me drejtues shtetasen I. E., 32 vjeçe, ka aksidentuar biçikletistin, shtetasin K. S., 33 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi me inicialet K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat