“Burgu francez fsheh të vërtetën”/ Dyshimet e familjarëve të Refik Matës që u raportua se vrau veten

Shqipëria

“Burgu francez fsheh të vërtetën”/ Dyshimet e familjarëve të Refik Matës që u raportua se vrau veten

Më: 15 janar 2022 Në ora: 19:52
Bekim Mata

Bekim Mata u kthye në Shqipëri jo vetëm për të sjellë trupin e të vëllait që humbi jetën në një burg në Francë, por edhe tu bëjë apel institucioneve që të kërkojnë të vërtetën e vdekjes së 29 vjeçarit.

Refik Mata priste të përfundonte dënimin në burgun e Tarascon dhe autoritetet njoftuan se ai u vetëvra në datën 17 dhjetor. Familja dhe avokatët që ata kanë kontaktuar e kundërhstojnë këtë version, ndaj kërkojnë angazhimin e shtetit shqiptar.

Bekim Mata: Avokati i ka kërkuar gjykatës dhe prokurorit autopsinë e vëllait. Ata thonë që akoma nuk janë mbyllur hetimet dhe akoma nuk është bërë një ekspertizë. Vëllai im nuk është vetëvarur. Aty është manipulim, rrethanat duhet ti hetojë shteti shqiptar dhe francez për arsye se im vëlla nuk është vetëvrarë.

Viktima u akuzua për vjedhje dhe sipas familjarëve të tij që jetojnë në Itali, ai do të dilte para kohe nga burgu në shkurt të vitit 2022. Por detaji që u shton atyre dyshimet se burgu në Taraskon fsheh të vërtetën lidhet me një episod dhune nga gardianët ndaj të riut.

Bekim Mata: Nuk na dhanë kurrë një sqarim për çfarë arsye është ushtruar dhunë. Ai na premtoi se do të bënte hetim të thellë por deri ditën e vdekjes nuk ka pasur as hetim, as përgjigje.

Familja pretendon se ka  mbledhur prova nga brenda qelisë që rrëzojnë raportimin e burgjeve për një vetëvrasje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat