Dëbora ‘pushton’ Korçën, ja si paraqitet situata në akset rrugore

Shqipëria

Dëbora ‘pushton’ Korçën, ja si paraqitet situata në akset rrugore

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 10:28
Foto ilustrim

Edhe qarku i Korçës është përfshirë ka reshjet e dëborës gjatë natës.

Reshjet vijojnë ende ndërsa temperaturat kanë shkuar në -2 gradë gjatë natës.

Trashësia e dëborës ka shkuar 2-7cm, ndërsa qarkullimi vijon normalisht pa probleme në akset nacionale dhe turistike, Korçe-Erseke –Leskovik, Korçe -Voskopoje.

Policia njofton drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes dhe rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Në rrugën e Dardhës kalimi për mjetet e vogla duhet të bëhet me zinxhirë, ndërsa borëpastrueset kan zbritur në terren për mirëmbajtjen pastrimin dhe kriposjen e rrugëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat