Enigma e vrasjes së Altin Alikajt/ Viktima i dyshuar për konflikte droge

Shqipëria

Enigma e vrasjes së Altin Alikajt/ Viktima i dyshuar për konflikte droge

Më: 19 shkurt 2022 Në ora: 14:51
Foto ilustrim

Zbardhen të tjera detaje në lidhje me vrasjen e Altin Alikajt, i cili u gjet i vrarë në banesën e tij. Ngjarja u zbulua ditën e sotme në lagjen ‘24 Maji’.

Raportohet  se 46-vjeçari ka plagë pas koke nga goditja, që dyshohet se është bërë nga goditja me sëpatë, si dhe një plagë e shkaktuar nga armë zjarri pas shpatullës. Po ashtu, mendohet se viktima është dhunuar para se të vritej, ndërkohë që ngjarja ka disa ditë që ka ndodhur.

Po ashtu ka dyshime se ai ishte përdorues i drogës, kryesisht heroinës.

Nga hetimet e deritanishme, ka disa pista që hetohen për vrasjen, ku e para dyshohet që të ketë lidhje për konflikte droge, por nuk përjashtohet as grabitja.  46-vjeçari para disa kohësh ka qenë në Kosovë dhe sipas burimeve atij ishte mbajtur pasaporta dhe më pas ka ardhur ilegalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat