Rama: I kam kërkuar OSHEE-së që në fatura t’iu vijë edhe shuma që paguan shteti për ju

Shqipëria

Rama: I kam kërkuar OSHEE-së që në fatura t’iu vijë edhe shuma që paguan shteti për ju

Më: 15 mars 2022 Në ora: 13:43
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka thënë se ka kërkuar nga OSHEE që fatura e energjisë të sjellë edhe pjesën e pagesës së buxhetit të shtetit.

Rama: I kam kërkuar OSHEE-së që për çdo faturë energjie të sjellë edhe pjesën e pagesës së buxhetit të shtetit. Nuk e di a do e zgjidhin, por ne do e bëjmë transparente këtë pjesë.

Do doja që faturat të ishin në këtë formë.Me faturën reale ti i çon edhe heqjen nga puna të një punonjësi. Ne energjinë e marrim nga burimet tona ujore.

Kur ato janë të mangëta, duhet të dalim në import. Në import jemi të detyruar të blejmë energjinë si të tjerët. Thonë disa të tjerë se ne kemi pagat më të ulëta. Kur ti shkon dhe blen energji në treg ai që e shet nuk i thotë sa i kanë pagat klientët e tu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat