Shembja e galerisë së kromit në Tropojë/ Nxirret i pajetë minatori i dytë

Shqipëria

Shembja e galerisë së kromit në Tropojë/ Nxirret i pajetë minatori i dytë

Më: 19 mars 2022 Në ora: 16:18
Foto ilustrim

Një tjetër minator ka gjetur vdekjen si pasojë e shembjeve në një galeri miniere në Lajthizë të Tropojës.

Fillimish u nxorr i pajetë Adil Dautaj, 41-vjeç. Ndërkohë, pas disa orë kërkime, u bë e mundur edhe nxjerrja e trupit të 40-vjeçarit Afrim Zhuta, ndërsa dy të tjerë vijojnë ende të bllokuar nën tokë.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit të dhënë më parë, në lidhje me shembjen e galerisë në fshatin Lajthizë, ku humbi jetën shtetasi A.D, 41 vjeç dhe mbeti i bllokuar në brendësi të galerisë shtetasi A.ZH, ju informojmë se:

Nga grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat