Në Vlorë asgjësohen 25 pula, Ministria e Bujqësisë: Në 24 orë, asnjë rast i ri pozitiv

Shqipëria

Në Vlorë asgjësohen 25 pula, Ministria e Bujqësisë: Në 24 orë, asnjë rast i ri pozitiv

Më: 29 mars 2022 Në ora: 14:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në Vlorë të martën janë asgjësuar 25 pula të cilat ishin të konfirmuara pozitiv me gripin e shpendëve ndërsa ministria e Bujqësisë tha se në 24 orët e fundit nuk ka pasur asnjë rast të ri me këtë sëmundje në Shqipëri.

Punonjës të shërbimit veterinar të Vlorës kanë asgjësuar disa pula që u konfirmuan pozitive me gripi ne shpendëve në fshatin Aliban të Vlorës.

Pulat u groposën në një pjesë të veçuar të fshatit, ndërsa ato ishin rreth 25 pula të një shtëpie private jo biznesi.

Ekspertët nuk mund të thonë nëse infeksioni është përhapur, ndërsa thanë se janë në monitorim të situatës.

"Jemi të detyruar të eleminojmë shpendët dhe pse janë të shëndetshëm sëbashku me një patok të këtij fermeri si masë për parandalimin e kësaj sëmundje të fermat e tjera."

Ndërkohë në një deklaratë për media mesditën e së martës tha se në 24 orët e fundit  Nuk kemi asnjë rast të ri të konfirmuar në vendin tonë.

Deri më tani gripi i shpendëve ka çuar në ngordhjen e qindra mijëra shpendëve, ndërsa ai ka qenë i përhapur në 6 vatra në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat