E reja u kap “mat” me të dashurin/ Pastori flet për videon e vajzës nga Librazhdi: Tradhtia është e rëndë, por s’justifikon dhunën!

Shqipëria

E reja u kap “mat” me të dashurin/ Pastori flet për videon e vajzës nga Librazhdi: Tradhtia është e rëndë, por s’justifikon dhunën!

Më: 30 maj 2022 Në ora: 22:05
Pastori Akil Pano

Mbrëmjen e sotme në “Open” me Eni Vasilin në News24, paneli i të ftuarve po diskuton mbi ngjarjen e bërë virale tashmë, ku nusja në Librazhd u kap nga vjehrrit e saj duke tradhtuar bashkëshortin, në dhomën e tyre.

Pastori Akil Pano ka komentuar videon e bërë virale, ku nusja u kap në krevat me të dashurin nga vjehrri dhe vjehrra.

Në emisionin “Open” në Neës24, ai u shpreh se dhuna që i është ushtruar nuses nga familjarët e bashkëshorti të saj është e pajustifikueshme, por shton se nuk po i vendoset theksi shumë një tjetër elementi të rëndësishëm sipas tij, nderit.

“Dhuna që ka përjetuar është si rrallë herë e bërë publike në vendin tonë, dhunë e cila na karakterizon, se duket sikur këtë dhunë që e mbartim përmes dekadave. Trajektorja e kësaj ‘komete’ para shpërthimit, është e gjatë, s’mund të mos prekim emigracionin, divorcet mes çifteve në emigracion rezultojnë më të larta, për shkak të zhvendosjeve të qëllimeve dhe vlerës.

Është e pajustifikueshme dhuna që është ushtruar kësaj vajze dhe që është bërë publike, që lidhet me linçimin.

Por nuk përmendet një element që është i rëndësishëm për një pjesë të mirë të qytetarëve, që është çështja e nderit. Pa, çfarë pashë në fenomenin e komunikimit publik nga komentuesit në rrjetet sociale, ditën e parë kishte valë komentesh negative ndaj vajzës, ditën e dytë dhe të tretë, shikoj që një pjesë filluan ta justifikonin aktin duke thënë se kemi të bëjmë me një martesë të pakonsumuar… martesa e konsumuar lidhet me aktin seksual, nëse akti ka ndodhur një herë, martesa është konsumuar.

Unë do thoja që gjithçka që lidhet me këtë ngjarje është shumë e rëndë, por tradhtia është shumë e rëndë, nuk justifikon dhunën, sepse në fund të ditës dikush që shkel kurorën mund të ndahet, por për aq sa po diskutojmë nga ky panel, përpiqemi të hyjmë në botën e një grupi i individësh që jetojnë me kode dhe çështje që vijojnë t’i konsiderojnë me shumë vlerë, fakti që nuk është trajtuar elementi i nderit me bën pak të mendoj se mbase si shoqëri nuk e po e vlerësojmë aq sa duhet, nuk po flas për nderin që gjejmë në romane, por për nderin në raportet praktike, tradhtinë”, u shpreh pastori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat