50 banorë u helmuan në Kukës/ Flet Safet Gjici: Uji i pijshëm u përzje me atë të vaditjes...

Shqipëria

50 banorë u helmuan në Kukës/ Flet Safet Gjici: Uji i pijshëm u përzje me atë të vaditjes...

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 14:46
Foto ilustrim

Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici ka reaguar pas helmimit të 50 banorëve të fshatit Shtiqën.

Gjici ka hedhur poshtë pretendimet se uji i pijshëm është me probleme duke sjellë helmimi ne banorëve, ndërsa deklaroi se shkak mund të jetë bërë përzierja e këtij uji me atë që përdoret nga fermerët për vaditje.

Sipas tij, uji është përzier me ujin vaditës pasi është bërë ndërhyrje nga një banor dhe për këtë rast po merret policia për hetime të mëtejshme.

“Na rezulton që uji i i pijshëm është brenda normave dhe analizave dhe nuk rezulton që të kemi probleme me ujin e pijshëm, ujësjellësi i Kukësit është në krye të detyrës dhe ka ndalur furnizimin, ne kemi rregulla strike dhe analizat kryhen tre here në dite, deklarata e mjekut është keqinterpretuar nga rrjetet sociale dhe është zhfrytëzuar për poltikën ditore.” tha Gjici. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat